Ditën e nesërme më 6 dhjetor do të zhvillohet Samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë për herë të parë në histori e vendit tonë.
Gjatë bashkëbisedimit ditën e djeshme me qytetarë dhe gazetarë, kryeministri Rama u shpreh se liderët evropianë do të jenë të gjithë, përvec kryeministrit Spanjoll, Pedro Sancezh, ky i fundit me justifikimin se vendi i tij atë ditë ka ditën e “Kushtetutës” një ngjarje e rëndësishme për Spanjën.
Sa i përket Aleksandër Vuçiç, i cili ka “kërcënuar” me mospjesëmarrje, Rama është shprehur se ai do të jetë pasi nuk ka rrugë tjetër, në të kundërt do të ishte katastrifike për të dhe popullin e tij.
Mbetet të shihet se cfarë do të bëjë presidenti serb, ndërsa e sigurtë është pjesëmarrja e kryeministres së këtij shteti.
Në të njëjtën ditë me Samitin do të zhvillohet edhe protesta e thirrur nga opozita. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratat e tij për mediat ka thënë se protesta do të jetë një mesazh për BE.
Liderët e BE-së që pritet të vijnë në Tiranë:
1-Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen
2-Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel
3-Presidenti i Francës, Emmanuel Macro
4-Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz
5-Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
6-Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
7-Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
8-Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer
9-Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo
10-Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
11-Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç
12-Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades
13-Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala
14-Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse
15-Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
16-Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin
17-Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin
18-Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins
19-Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte
20-Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
21-Kryeministri i Maltës, Robert Abel
22-Kryeministri i Holandës, Mark Rut
23-Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki
24-Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa
25-Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
26-Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger
27-Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob
28-Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson.
Diskutime rreth kësaj post