Sekretari i Përgjithshëm i PS tha sot se Kryesia e partisë ka përzgjedhur edhe emrat që do ta zëvendësojnë Saimir Tahirit në funksionet e tij.
Sipas Taulant Ballës, Elisa Spiropali është emri që do të marrë drejtimin e Bashkëqeverisjes me Qytetarët si koordinatore.
Ndërkohë, si kryetar i PS së Tiranës, Balla tha se Tahiri do të zëvendësohet nga Blerina Gjylameti.
“Elisa Spiropali koordinatore kombëtare e bashkëqeverisjes me njerëzit për të vijuar komunikimin me njerëzit në çdo cep. Po ashtu dua të komunikoj me ju që kryesia e partisë ka shprehur qoftë vlerësimin për punën e deritanishme, por dhe besimin e madh që kolegia jonë Blerina Gjylameti të drejtojë PS-në e Tiranës në vijim”, deklaroi pas mbledhjes kryetari i Grupit të PS Taulant Balla.
Numri dy i Partisë Socialistë tha se kryesia e vlerëson rolin e deritanishëm të Saimir Tahirit në këto funksione.
Diskutime rreth kësaj post