Kryeministri Edi Rama ka treguar se është ndjekës i risive teknologjike dhe përdorues i rregullt i rjeteve sociale. Rama është në Facebook, Youtube, Twitter, Instagram dhe poston e replikon gati rregullisht me ndjekësit, aq sa shpesh është ironizuar për këtë prezencë “të tepruar” në rrjetet sociale.
Por mesa duket, kryeministri s’ka ndërmend të ndalet, teksa së fundmi ka hapur edhe llogari në rrjetin social të “gjeneratës z”, TikTok..
Faqja zyrtare në Instagram e Ramës, ka 529 mijë ndjekës, ndërsa prej saj ndiqen 19 profile.
Edhe pse Rama ka thënë që nga profilet sociale, ai menaxhon personalisht vetëm Twitter-in, sigurisht që edhe profilet e tjera zyrtare shprehin opinionet e tij dhe janë në linjë me to dhe nëse “ediramaal” ndjek në Instagram 19 profile, kjo do të thotë që edhe nëse nuk e ka klikuar vetë butonin “follow”, Rama nuk është aspak kundër kësaj.
Po cilët janë ata? Nga 19, shumica janë faqe të huaja që merren me arkitekturën dhe dizajnin, ndërsa 3 personat e tjerë, janë djali i tij Gregor dhe vajza e Lindës, Rea Xhillari si edhe Francesca DiMattio, një artiste amarikane.
Në Tik Tok vihet re se Rama nuk ndjek asnjë person.
Diskutime rreth kësaj post