Parlamenti shtyu sot me tre muaj punën e komisionit hetimor ndaj ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në mungesë të opozitës e cila mbajti një mbledhje paralele në Elbasan, mazhoranca në parlamenti miratoi me 72 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenim kërkesën e nënkryetarit demokrat Edi Paloka për shtyrjen e afatit.
“E papranueshme që Komisioni të mblidhet vetëm 4 herë në 6 muaj”, deklaroi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Erjon Braçe, Spartak Braho, dhe Bashkim Fino janë deputetët që votuan kundër, ndërsa Alket Hyseni dhe Elena Xhina kanë abstenuar.
Ndërkohë nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës Basha kërkoi një veting edhe për politikanët.
Diskutime rreth kësaj post