4 Prilli shënoi seancën e parë publike të verifikimit të anëtarëve të Pallatit të Drejtësisë shqiptare. Komisioni i Kualifikimit shqyrtoi dosjen e anëtares pa mandate të gjykatës kushtetutese Vitore Tusha, pjesë e listës prioritare të procesit të vetingut. Seancë, e cila u pasua me dhjetëra të tjera, për t’u mbyllur me vendimin e 6 Gushtit për prokurorin e apelit të Shkodrës Arben Dollapaj. Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve bazohet në tre kritere, vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figures morale dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Nga vendimmarrja e komisionerëve të vetingut, 21 gjykatës dhe prokurorë, nga nivelet më ë larta të sistemit u shkarkuan nga detyra. Shkak kryesor për përjashtimin kryesisht ka qenë mosjustifikimi i pasurisë së vendosur gjatë karrierës. Por ka pasur edhe vendime, të cilat u morën për arsye të kontakteve me njerëz nga bota e krimit.
Ndërkohë 27 gjykatës e prokurorë janë konfirmuar në detyrë. Ka pasur disa syresh të cilët edhe pse hetimi tregoi mangësi në dokumentacion për vërettëimin e pasurisë, kanë kaluar me sukses vetingun. U konfirman në detyrë edhe krerët e dy gjykatave kryesore në vend, Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetutese dhe Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë. Për këto raste, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar nga Komisioneri Publik të ankimojë vendim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Për Vizion Plus, vëzhguesit ndërkombëtarë theksuar se rekomandimet për Dedjen dhe Zaganjorin, u përcollën pasi “ONM nuk është dakord me arsyetimin dhe përfundimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, që i konfirmuan në detyrë.
Vetingu përbën themelin për pastrimin e sistemit të drejtësisë shqiptare nga të korruptuarit. Por me largimin nga detyra e shumë gjykatësve të Gjykatës Kushtetutese dhe asaj të Lartë, këto organe të rëndësishëm u bllokuan.
Por nëse nga procesi i vetingut 21 gjykatës e prokurorë u përjashtuan nga sistemi, pasi janë gjetur pasuri të paligjshme, deklarime të rreme, fshehje të milionave, mungesë justifikimi të të ardhurave dhe kontakte me krimin, asnjë prej tyre nuk ka nisur të hetohet.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se ata nuk do shpëtojnë.
“Vetingu, që po zbulon pasuri të paimagjinueshme me shkelje ligjore të panumërta, duhet të pastrojë llumin në togën e zezë. Ata gjyqtarë që mendojnë se do ia hedhin duke ikur nga sistemi, por jo, pas vetingut është radha e ndëshkimeve për të gjithë, se nuk është pastrimi i llumit, por garantues i një sistemi që të bëjë drejtësi. Shumë shpejt do të nisë faza e dytë ndëshkimore. Siç mendohej se kupola në drejtësi nuk do të shembej, kjo gjë po ndodh”.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të rinisë punën në fillim të shtatorit. Parashikohet që mbi 100 gjyqtarë dhe prokurorë, që do të kalojnë në skanerin e vetingut.
TE PERJASHTUAR
Fatos Lulo, Gjykatës në Gjykatën Kushtetutese
Fatmir Hoxha, Gjykatës në Gjykatën Kushtetutese
Altina Xhoxhaj, Gjykatëse në Gjykatën Kushtetutese
Tom Ndreca, Gjykatës në Gjykatën e Lartë
Admir Thanza, Gjykatës në Gjykatën e Lartë
Adriatik Cama, Prokuror në Prokurorinë e Tiranës
Gentian Trenova, Prokuror i Prokurorisë së Apeltit Tiranë
Artan Laze, Gjykatës në Gjykatën e Tiranës
Luan Kaloçi, Prokuror në Prokurorinë e Tiranës
Besim Trezhnjeva, Gjykatës në gjykatën e Apelit Durrës
Besa Nikëhasani, Prokurore në Prokurorinë e Apelit Shkodër
Artan Zeneli kryetar i KED
Gani Dizdari, Gjykatës në Gjykatën Kushtetuese
Arben Nela, Prokuror në Prokurorinë e Tiranës
Ervin Metalla, Gjykatës në Gjykatën e Tiranës
Arben Broci, Gjykatës në Gjykatën e Lartë
Shkëlqim Selimi, Gjykatës në Gjykatën e Lartë
Bledar Abdullai, Gjykatës në Gjykatën e Tiranës
Dritan Rreshka, Prokuror në Prokurorinë e Tiranës
Elison Sadiku, prokuror
Rovena Gashi, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme
TE KONFIRMUAR
Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e Përkohëshme
Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatë Kushtetuese
Vitore Tusha, Gjykatëse pa mandat në Gjykatën Kushtetuese
Edmond Islamaj, Gjykatës në Gjykatën e Lartë
Ardian Dvorani, Gjykatës në Gjykatën e Lartë
Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme
Manjola Xhaxho, Gjykatëse në Gjykatën e Tiranës
Fatjona Memçaj, Prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Brikena Ukperaj, Gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Vlorë
Marçela Shehu, Gjykatëse në Gjykatën e Rrethit Kurbin
Kostaq Beluri, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Alma Brati, Gjykatese në Gjykatën e Tiranës
Vate Staka, Prokuror në Prokurorinë e Shkodrës
Ilir Toska, Gjykatës në Gjykatën e Apelit Tiranë
Nertina Kosova, Gjykatëse në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda
Antoneta Sevdari, Prokurore në Prokurorinë e Tiranës
Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë
Medi Bici, Gjykatës në Gjykatën e Lartë
Dritan Hallunaj, Gjykatës në Gjykatën e Krimeve të Rënda
Brunilda Kadi, Gjykatëse në Gjykatën e Tiranës
Besnik Muçi, Prokuror i Krimeve të Rënda
Gentijan Medja, Gjykatës i Gjykatës Administrative
Gentian Osmani, Prokuror i Krimeve të Rënda
Arben Dollapaj, Prokurori i Apelit të Shkodrës
Astrit Faqolli, Gjykatës në Gjykatën Tiranës
Artur Malaj, Gjykatës në Gjykatën Administrative
Diskutime rreth kësaj post