Ikja e Sokol Ballës nga Top Channel, ka rindezur edhe një herë debatin mbi ndikimin e qeverisë, ose e thënë më troç Edi Ramës në median elektronike dhe të shkruar.
Nje editorial i porositur në gazetën e zotëruar nga LSI dhe udhëheqësi i saj shpirtëror Ilir Meta-Koha Jonë, fliste për clirimin e Top Channel prej Edi Ramës dhe e rëndiste këtë televizion të vetmin jashtë ndikimit të qeverisë.
Editoriali citonte një shprehje të një ndërtuesi me emër në Tiranë, zotërues i pasurive të mëdha të patundshme, arkëtues i madh i të ardhurave nga qiratë e pasurive të patundshme, por që bën edhe gazetarin njëkohësisht, Ylli Rakipit.
Sipas tij Edi Rama është sot kryeredaktor i thuajse 80% të redaksive të lajmeve.
Po a është e vërtetë kjo?
Nuk ka pikë dyshimi se Edi Rama më shumë preferon të rrijë në TV se sa të qeverisë.
Kjo është njëra anë. Në fakt, këtë kohë televizive ai e merr me aktivitetet e tij ku pergjithësisht flet gjatë deri në bezdi, aq sa më shumë humb shikues se sa i shton ata gjatë zgjatjes së ligjërimit apo muhabetit ndryshe.
A ka ndikim tjetër Edi Rama mbi mediat, elektronike e të shkruara? Si kryeredaktor domethënë.
Po të ndjekësh pjesë “politike” të mediave-pra atë jashte programeve argëtuese,
nuk janë lajmet ato që zënë kohën më të madhe televizive. Për më tepër në oraret kyçe që kanë edhe më shumë shikues. “Gjith e gjith” lajmet marrin 1 orë në ditë maksimumi.
Emisionet politike nga e hena ne te enjte, jane ato qe marrin kohen me te mire televizive dhe zgjasin pergjithesisht mbi dy ore duke bllokuar ekranet.
Si jane ndare ato?
Ne News 24, emisioni i drejtuar nga Eni Vasili eshte pergjithesisht i orientuar kunder qeverise dhe ai eshte tre here ne jave. Edi Rama ben “kryerendaktorin” e ketij emisioni vec nje here ne 3 apo 6 muaj kur vendos te dale atje.
Pjesen tjeter e zoteron Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi dhe, njerezit e tyre, perfshire dhe ish policet e kohes se tyre.
Te enjten e cdo jave, ne News 24, ka kohen televizive deri ne mllef personal, Ylli Rakipi me togen e tij, Fatos Lubonja, Andi Bushati dhe shpesh edhe Cim Peka.
Ne Ora News, Ilva Tare drejton nje emision te ekuilibruar pergjithesisht, por qe ne shume raste shkon kunder qeverise, pavaresisht nga tema e emisionit, te ftuarit e saj te rreshtuar kunder qeverise bejne detyren e tyre.
Hyrja e re ne Ora News, shkaterroi balancat e televizionit duke e rreshtuar ate hapur kunder qeverise.
Artur Zheji hyri ne Ora News si investim i drejtperdrejt i Ilir Metes dhe sherben banalisht per Monika Kryemadhin, Lulzim Bashen etj.
Ora News ka edhe nje emision te trete, thuajse te pashikueshem, por edhe ai i “paguar” nga opozita, LSI e PD bashkerisht, natyrisht duke marre parasysh c’ekulibrimin e shpeshte te tipit qe e drejton.
Ne TV Klan, pavaresisht akuzave se Edi Rama dhe Aleksander Frangaj tashme jane “ortake”, emisionin politik, te vetem, e zoteron Blendi Favziu dhe ai ben aty ate qe deshiron, betejen kunder qeverise dhe posacerisht Edi Rames, biznesi me te cilin-keta kane secili biznes me vete, nuk ecen nen gjykimin e Blendit.
Ne TVSH, ne nje proces ringritje e digitalizimi pas shkaterrimit te njeanshem, proces ku TVSH ishte here me qira tek PD e pastaj po me qira tek LSI, Lutfi Dervishi ruan primatin e emisioneve politike, por qe kurrsesi nuk jane ne favor te Edi Rames. Balanca anon nga kritika ndaj qeverise dhe ku kurre nuk ka cedime qe te konsiderohen sulme apo me bute, shvleresim te opozites.
Ne Top Channel, Sokol Balla kishte kohe, thuajse qysh pas zgjedhjeve qe e kish leshuar emisionin ne duar te Fahri Balliut dhe Agron Gjekmarkajt, njeri investim i drejtperdrejte i Monika Kryemadhit tek Vjollca Hoxha e tjetri, investim i Sokol Balles per te perfaqesuar opoziten.
Ikja e tij nuk ka lidhje me mbeshtetjen ndaj Edi Rames, por me dyshimet e thella te Vjollca Hoxhes se Edi Rama permbushte interesat e tij-Sokolit, por jo te saj-Vjollces.
Televizionet e tjera thuajse nuk kane asnje ndikim mbi shikuesin. Posacerisht ne pjesen politike te tyre.
Ne rrjet, Tema TV dhe Syri.net kane nje ndikim te vogel si “ekran”, per me teper kur tek Syri.net me i dukshmi eshte Sali Berisha.
Pas kesaj panorame-faktike, shumicen e oreve politike ne televizionet kryesore, e kane njerez qe per arsye personale apo arsye editoriale, jane kunder qeverise, Edi Rames dhe thuajse investim i rendesishem i Ilir Metes-per shkak te tij perfituese eshte Monika Kryemadhi, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe njerezit e tyre./Skandal.al
Diskutime rreth kësaj post