Edith Harxhi ish-anëtare e këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ish-zëvendësministre e Punëve të Jashtme tha se sondazhet tregojnë se një pjesë e madhe e shqiptarëve janë të pakënaqur me opozitën
Harxhi u shpreh se nuk është e sigurt se kush do ta qeverisë vendin pas 25 prillit, ajo shtoi se do të donte shumë që të ishte PD, por duket se nga sondazhet e kryera deri më tani, realiteti mund të jetë krejt tjetër.
“I besoj shumë faktit që një angazhim i madh popullor, për të rrëzuar qeverinë Rama bëri të mundur që PD të vijonte dhe të mos humbiste shpresë. Ka një zhgënjim shumë të madh për qeverinë Rama, por nuk shoh të ketë frymë për shpresë nga opozita.
Unë shoh numrat në anketa, aktualisht sondazhet që bëhen dhe shoh një përqindje të madhe që janë të pavendosur, jo vetëm elektorati gri apo edhe të djathtë”, tha ajo për abc news.
Diskutime rreth kësaj post