Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli te premten nga “Çadra e Lirisë”, për t’i dhënë përgjigje pyetjes, pse të gjithë duan të vijnë në “Çadrën e Lirisë”, në një bashkëbisedim me pedagogë dhe njerëz të medias e komunikimit.
Kryetari i PD-së Basha në fjalën e tij falenderoi studentët dhe pedagogët që u bënë pjesë e Çadrës së Lirisë në debatin e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Sot në KQZ, partitë opozitare do të dorëzojnë ultimatumin me shkrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kush i fryn bojkotit bën gabim, do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe republikë të re, por me qeveri teknike”, tha kryetari i opozites.
“Sot opozita konfirmon serozitetin e saj deri në arritjen e qëllimit tonë, për zgjedhje të lira nga krimi, pa drogë droga dhe paratë e korrupsionit. Dhe ka vetëm një zgjidhje, qeveri teknike. Nuk ka tërheqje sepse do të ishte tradhëti para shqiptarëve”, theksoi Basha.
Diskutime rreth kësaj post