Ish-deputeti i PD-së, njohës i mirë i çështjeve zgjedhore Oerd Bylykbashi i ftuar mbrëmjen e sotme në në “ABC” akuzoi se Partia Socialiste ka filluar procesin për të manipuluar votën e emigrantëve.
Ai u shpreh se në Itali, PS-ja ka dërguar drejtuesin socialist për këtë shtet për regjistrimin. Biometrinë, demokrati e cilësoi si garanci për të shmangur mbushjen e kutive duke justifikuar koston.
Bylykbashi kishte një këshillë për kryetarin e partisë, Lulzim Basha.
“Duhet të bëjmë kujdes që deputetët ti kenë rrënjët në elektoratin e tyre në mënyrë që të marrim maksimumin”, tha ai.
I pyetur për rezultatin e zgjedhjeve, Bylykbashi ka vetëm një dilemë: “Çështja është që Edi Rama, humbet thellë apo ngushtë”, tha ai.
Pjesë nga intervista:
Nëse nuk do u pëlqejnë rezultati, PD do të thotë se nuk i njoh?
“Unë besoj se në 26 prill ai që do të qahet është Edi Rama. Këto do të jenë nga zgjedhjet më me probleme që janë regjistruar ndër vite. Le të presim a do të bëhet, qeveria do të vonojë fondet. Shifra është ende në letër. Nëse qeveria thotë nuk kam para, do të thotë se është një mënyrë për ta bllokuar. Por ky është një nga problemet, listat e zgjedhëseve po manipulohen. Qytetarët e regjistruar në Tiranë, po e gjejnë veten të regjistruar në Lezhë.”, tha Bylykbashi.
Diskutime rreth kësaj post