Studentët në të gjithë Shqipërinë ndodhen në ditën e dytë të mobilizimit për të kërkuar uljen e tarifave. Në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Korçë studentët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestat.
Vetëm në Universitetin e Gjirokastrës mësimi vijon normalisht. Studentët e Gjirokastrës nuk i janë bashkuar protestës që po zhvillojnë bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendin.
Studentët kërkojnë uljen e tarifave studimore, heqjen e vendimit për pagesën e riprovimeve dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.
Diskutime rreth kësaj post