Një shqiptar kandidon në zgjedhjet e ardhshme lokale në Itali. Ai është 38-vjeçari Bledjan Beshiraj, i cili është larguar nga Shqipëria drejt Milanos në moshën 20-vjeçare.
Beshiraj ka studiuar në universitetin shtetëror aty dhe më pas është punësuar, si dhe tashmë është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Në mesazhin e tij si kandidat, drejtuar qytetarëve italianë, shqiptari Beshiraj shprehet se do të jetë zëri i banorëve të zonës në bashki ku do të ngrejë probleme dhe shqetësime të përditshme.
“Nëpërmjet kandidimit tim do të çoj në bashki zërin e të gjithë banorëve të zonës, që përballen çdo ditë me vështirësitë e jetës, sepse besoj se është e rëndësishme t’i jap atyre një përgjigje të përshtatshme, në kohën më të shkurtër të mundshme”, shkruan Bledjan Beshiraj.
Diskutime rreth kësaj post