Pjesë nga shkrimi në revistën e njohur gjermane «Stern»:
Vrasësi
Kush dëshiron të kuptojë dhunën e shqiptarëve, ai përfundon te njerëzit si Samo. Atë gjen në një kafehane të fshehur në Shkodër, qyteti më i madh në veri të Shqipërisë. Në një ekran pas tij shihet liga gjermane e futbollit. Samo në të vërtetë nuk quhet Samo, por meqë atë e ndjekë FBI, ai s’mund të tregojë emrin e vërtetë. Ky 33-vjeçar udhëheq një grup të vogël gangsterësh, të cilët në këtë rajon fitojnë para me kokainë dhe kanabis. Samo është 2,05 metra i gjatë dhe 120 kilogramë i rëndë, por ai është «peshk i vogël», siç thuhet në Shqipëri.
Për dilerët si ai gjendja tani është e komplikuar. Kryeministri shqiptar Edi Rama dëshiron ta anëtarësojë vendin e tij në BE në vitet e ardhshme. Për këtë qëllim ai i ka shpallur luftë prodhimit të kanabisit. Në Tiranë njësitë speciale te policisë aktualisht ndalojnë shumë prej veturave të panumërta luksoze, kontrollojnë dokumentet dhe bagazhin. Këtu në rrethinë njësitë e policisë i sulen plantacioneve të kanabisit, konfiskojnë armë dhe djegin ara në të cilat bujqit me vite të tëra kanë mbjellë mariuanë.
Samo është rritur në Shkodër, por disa vite ka jetuar në New York, ku ishte arrestuar për shkak të krimit të organizuar, tregtisë me drogë dhe vrasjes. Rasti i tij u përmend edhe nga mediat. Samo është i lirë vetëm për shkak se disa dëshmitarë u zhdukën gjatë procesit. Ai këtë e tregon duke u zgërdhirë.
«Ata duan t’i tregojnë BE-së se vërtet po bënë diçka», thotë Samo. «Por kjo është qesharake, këtë luftë nuk mund ta fitojnë». Ai ngrihet në këmbë dhe ecën teposhtë në njërën nga rrugët, të cilat shtrihen nëpër lagjet e ngushta të banimit në Shkodër.
Samo është rritur në Shkodër, por disa vite ka jetuar në New York, ku ishte arrestuar për shkak të krimit të organizuar, tregtisë me drogë dhe vrasjes. Rasti i tij u përmend edhe nga mediat. Samo është i lirë vetëm për shkak se disa dëshmitarë u zhdukën gjatë procesit. Ai këtë e tregon duke u zgërdhirë.
Në një dhomë dite me erë myku dhe me perde të lëshuara ai një orë më vonë zë vend në një kanape. Mbi tavolinë gjendet malli: një thes plastike me kanabis dhe pak kokainë. Kanabisi është nga rrethina, kokaina ka arritur përmes një lidhjeje në portin e Vlorës.
Kartelet e Amerikës jugore ndërkohë po e sjellin mallin e tyre direkt në Shqipëri dhe kjo është një risi – në të vërtetë kjo është një rrugë e tërthortë nga tregjet e mëdha në Europën Perëndimore. Kjo tregon fuqinë e re të shqiptarëve. «Ata e dinë, ne mund të dërgojmë mallin e tyre gjithkund, në Danimarkë, në Gjermani, s’luan rol ku», thotë Samo, i cili paguan afër 30 mijë euro për një kilogram.
«Çdokush në Shqipëri e di: mafia për ty i fiton zgjedhjet».
Për dallim nga njësitë në Tiranë policia lokale në Shkodër nuk i nxjerr probleme Samos. «Një polic i varfër nuk është budalla. Nëse do të më arrestonte, vëllezërit e mi së pari e vrasin atë pastaj gjithë familjen e tij», thotë Samo dhe hedh shikimin në drejtim të një valixheje, e cila qëndron në divan si dëshmi. Brenda saj: një pushkë automatike, dy revole, një autobombë dhe shumë municion. Ai thotë se vrasja e dikujt nuk është diçka personale, thjeshtë është pjesë e punës. «Nëse askush nuk ka frikë nga ti, atëherë të shkërdhejnë», thotë Sam dhe lëpin nga gishti një duq kokainë.
Në vitin 2016 në Shqipëri ka pasur 1349 arrestime në lidhje me drogën. Por vetëm 100 dënime. Mes tyre nuk është asnjë «peshk i madh». Ata do të bëjnë gjithçka për të mos arrestuar njërin nga bosat, thotë Samo, kur më vonë del në rrugë. Politika dhe kartelet janë të lidhura ngushtë, tregon ai. «Çdokush në Shqipëri e di: mafia për ty i fiton zgjedhjet».
Diskutime rreth kësaj post