Dy ditët e fundit, Berisha dhe mediat e PD-së, kanë nisur një sulm qesharak ndaj shefit të EURALIUS në Tiranë, Rainer Deville.
Ai akuzohet se ka përkthyer me qëllim gabimin e ligjit të “Vettingu”-ut që i është dërguar Komisionit të Venecias nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Gjë që nuk është e vërtetë, pasi BE në një reagim zyrtar thotë se përkthimi është bërë nga shqiptarët, jo EURALIUS.
Për më tepër, edhe nëse kjo do të kishte ndodhur, vetë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, tha se gabimet e bëra në përkthim ishin të papërfillshëm dhe nuk kishin asnjë ndikim në përmbajtjen e ligjit.
Por kush është gjermani që ka tërbuar Berishën dhe mediat e tij, që gjejnë çdo motiv qesharak të mundshëm për të sulmuar ata që bënë reformën në drejtësi.
Rainer Deville është shefi i EURALIUS, misionit të eksperteve ligjore europiane.
Ai ka qenë një ndër personat kyç në dy vite kur është punuar mbi Reformën në Drejtesi.
Që nga shtatori i vitit 2014 ai drejton misionin Euralius në Shqipëri.
Rainer Deville ka qenë gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Apelit në Gjermani.
Ai ka nisur profesionin e gjyqtarit në vitin 1989, duke gjykuar shumë raste të natyrës penale, civile dhe tregtare në Gjykatat e shkallëve të ndryshme.
Deville ka pasur eksperienca pune në Bruksel, duke drejtuar projekte në fushën e gjyqësorit, sidomos në Letoni dhe Kroaci, gjatë afrimit te tyre në BE.
Diskutime rreth kësaj post