Finalizimi i Reformës në Drejtësi është një nga sfidat kryesore të Shqipërisë për vitin 2018. Rezultatet e para të vettingut, formimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e mandej ngritja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, e njohur si SPAK, si edhe zgjedhja e një Prokurori të Përgjithshëm me një mandate 7 vjeçar pritet të tregojnë vullnetin politik për zbatimin e kësaj reforme.
Por pritshmëria më e madhe e publikut duket se është tek nisja e funksionimit të SPAK, strukturës që do të hetojë dhe dërgojë si të pandehur politikanët, zyrtarët dhe ish-zyratrët e lartë të përfshirë në afera korruptive.
SPAK është një strukturë e veçantë e parashikuar në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 dhe me një ligj të veçantë. Ajo përbëhet nga Prokuroria e Posaçme dhe Njësia e Posaccme Hetimore e njohur me emrin “Byroja Kombëtare e hetimit”, BKH. Të hetuarit prej kësaj njësie do të gjykohen nga Gjykatat e Posacme.
Sipas ligjit përkatës, SPAK ka nën kompetencë hetimin e 40 veprave penale, nga të cilat 18 në lidhje me korrupsionin. Në filtrat e kësaj strukture do të kalojnë dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese e Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjitjshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të KLGJ-së dhe drejtuesve të instituciuoneve qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetiutë ose në ligj. Nga struktura e poacme do të hetohet e gjykohet çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.
Ngritja e SPAK kushtëzohet nga formimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
AKUZAT PER KORRUPSIONIN
Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë
Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
Përfitimi i paligjshëm i interesave
Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë
Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë
Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj
Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë
Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj
Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja.
Diskutime rreth kësaj post