Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka debatuar me Akil Krajën, këshilltarin e Sali Berishës, në lidhje me situatën e brendshme të kësaj force politike dhe se kush e drejton selinë blu.
Kraja e pyeti se kush është kryetari i PD-së, por Sula tha se PD nuk ka kryetar.
Në emisionin “Review”, Kraja e pyeti Sulën se kush është aktualisht kryetari i PD-së.
Sula u përgjigj se PD-ja është pa kryetar dhe për të, ky është një turp.
Akil Kraja: “Nuk e ka në dorë Sali Berisha bashkimin. Ai e ka bërë detyrën e tij”.
Dashnor Sula: “Nëse nuk e ka Berisha kush e ka”?
Akil Kraja: “Më thuaj kush është kryetari i PD-së? Ti nuk thua se kush është kryetari i PD-së”.
Dashnor Sula: “Më shiko mirë, po ta them, PD-ja sot është pa kryetar dhe ky është një turp. Po unë jam nga ata burra që i them gjërat siç janë se nuk jam peng as i Ramës, as i Berishës, as i Metës dhe as i Bashës. Unë jam nga ata që i them oligarkët me emra nuk jam i shitur”.
Akil Kraja: “Hajde thuaja bazës këtë, atyre që të kanë votuar”.
Dashnor Sula: “Unë ua kam thënë e ua them dhe i përfaqësoj denjësisht. Më vjen keq që PD-ja është në këtë gjendje dhe e keni çuar në këtë gjendje”.
Diskutime rreth kësaj post