Policia e Tiranës arrestoi dje një kamerier 20-vjeçar, i cili ishte ndaluar edhe në dhjetor të vitit të kaluar për përdhunimin e një shtetaseje amerikane, por kishte fituar lirinë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Nga ana tjetër, Gjykata e Apelit 4 ditë më parë kishte ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, duke vendosur që të kthehej në burg. Në këto rrethana, shërbimet e Policisë, në zbatim të vendimit të Gjykatës, arrestuan 20-vjeçarin Fransua A., me akuzën “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
I riu ishte ndaluar fillimisht më 18 dhjetor nga oficerët e Komisariatit nr.1, pasi u denoncua për përdhunim nga një afro-amerikane, 37-vjeçare, e cila është pjesë e një misioni të huaj në Shqipëri. Ajo e kishte denoncuar ngjarjen në Komisariatin nr.1, duke pretenduar se kamerieri i një lokali nate ku ajo kishte pirë, e kishte ndjekur deri në shtëpi dhe e kishte dhunuar, duke kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Në denoncimin e saj, shtetasja me iniciale L.R., shprehej se, më datë 9 dhjetor, ka dalë në një prej bareve të Tiranës, ku ka qëndruar për disa orë.
Gjatë kësaj kohe, ajo thotë se ka konsumuar pije alkoolike që ka porositur vetë, por edhe disa gota i janë servirur nga kamerieri Fransua A., i cili, sipas saj, herë pas here i afrohej dhe bisedonte me të. Në momentin që ka dalë nga lokali dhe është nisur për në shtëpi, ka konstatuar se kamerieri ishte disa hapa pas saj. Në momentin që ka hapur derën e apartamentit për t’u futur brenda, i riu është futur me dhunë menjëherë pas saj dhe duke ushtruar dhunë fizike, ka kryer marrëdhënie seksuale me të. panorama
Diskutime rreth kësaj post