Prej kohësh, emri “Jurgena” është lakuar shumë në media, pasi u bë e njohur si vajza që menaxhonte Instagrami ne Luizit, i cili ndodhet brenda shtëpisë së BBVIP.
Megjithatë, fytyra e saj nuk ëhstë akoma publike, edhe pse në fakt qarkulluan disa foto. E ftuar në “E Diell”, ishte Jurgena Ramadani, vajza e cila u tha se mund të ishte Jurgena e luizit. Ajo sqaroi se nuk është ajo dhe se nuk ka aspak lidhje me Luizin.
“Unë jam Jurgena, por jo Jurgena e Luizit që të gjithë do donin të ishin. Sikurse e thatë dhe ju, unë jam thjesht një fanse e Luizit. Por kush nuk do donte të ishte shoqja e Luizit. Nëse do doja të përfitoja nga kjo situatë unë nuk do kisha dalë dhe të thoja që nuk jam ajo Jurgena që përmend Luizi. Unë kam thënë që nuk jam, por që do doja të isha.
Unë nuk kam reaguar asnjëherë për “BBVIP” sepse profilin tim e kam profesional dhe nuk doja ta përfshija për aspekte personale”– tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post