Në përfundim të operacionit në qytetin e Shkodrës, Policia e Shtetit arrestoi 4 persona.
Mes tyre është edhe Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër, një ish-kampion boksi.
Në vitin 2012 Astmer Bilali ishte boksieri i vetëm nga katër kuqezinjtë që mundi të kualifikohej një tur në turneun kualifikues të Lojërave Olimpike “Londër 2012”.
Por, humbja që pësoi në raundin e 1/8-ve me boksierin rumun Ionut George i dha fund edhe ëndrrës kuqezi për t’u përfaqësuar për herë të parë në historinë e saj me sportistë në një eveniment si Lojërat Olimpike.
Të arrestuar:
• Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;
• Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
• Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
• Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
Diskutime rreth kësaj post