Në listën e personave që stomatologia Olesia Duka kishte mashtruar duke iu marrë shuma të mëdha parash, ka dhe personazhe të njohur në media.
Përveç biznesmenit Idlir Hoxha, i cili i dha Dukës një shumë rreth 900 mijë euro për të investuar në klinikën e saj dentare, duket se edhe një ish-deputet socialist ka rënë ‘pre’ e skemës.
Burime të Faxweb.al bëjnë me dije se bëhet fjalë ish-deputetin socialist Sh.T.
Në fushatën e fundit elektorale, ish-deputeti i Ramës ndërroi flamur dhe u prezantua si kandidat për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Gjithashtu mësohet se ish-deputeti ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të Dukës.
Ende nuk dihet sasia e parave që “stomatologia” i ka marrë socialistit.
Diskutime rreth kësaj post