Përfaqësuesit e opozitës dhe ministri i Energjisë Damian Gjiknuri kanë shkëmbyer sot replika në distancë lidhur me çështjen e kompanisë “Gulf”.
Nga selia blu, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku deklaroi se kjo kompani ngriti një piramidë financiare me bekimin e qeverisë.
Ajo akuzoi ministrin Damin Gjiknuri se ka lejuar kompanië të operojë për vite me rradhë duke shmangur detyrimet ndaj shtetit.
Por akuzave të opozitës i’u përgjigj ministri i cili ironizoi Tabakun.
“Një këshillë miqësore për deputeten Tabaku. Kur të marrësh përsipër të dalësh përpara mediave bëj një sakrificë dhe lexo së paku ligjin për të ditur kompetencat ligjore të ministrive dhe fushën e veprimit. Përveçse do të zgjerosh njohuritë në fushën e hidrokarbureve do të shmangësh broçkullat si këto të sotmet”, tha Gjiknuri.
Disa orë pas kësaj deklarate, ka reaguar sërish deputetja e PD. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka risjellë edhe njëherë në kujtesë me video deklaratën e Gjiknurit në Qershor të vitit 2014, kur merrte pjesë në aktivitetin e ardhjes në Shqipëri të “Gulf”.
“Përshëndes investitorët dhe sipërmarrësit që kanë marrë përsipër të sjellin Gulfin në Shqipëri, një emër i njohur. Një emër i madh është një garanci shumë e madhe që produktet cilësore do të hidhen në treg, do të mbrojnë ato standarte të cilat Shqipëria i ka miratuar me ligj. Realisht ju përshëndes për iniciativën dhe do të keni të gjithë mbështetjen e nevojshme nga institucioni i Ministrisë së Energjisë dhe nga qeveria shqiptare që biznesi juaj të shkojë sa më lart ashtu siç keni edhe emrin,” thoshte Gjiknuri 4 vite më parë.
“Lexoj deklaratën e Gjiknurit ndaj fakteve të prezantuara sot nga Partia Demokratike për skemën korruptive të mbështetur nga qeveria te skandalit Gulf e nuk gjej përgjigje: Ministri e kishte lexuar ligjin kur doli garant per investitorin serioz? Kur doli garant për ruajtjen e tregut? Kur doli garant për cilesinë e karburantit?
Po investitori serioz kush është?,” shkruan Tabaku.
Diskutime rreth kësaj post