Policia njoftoi sot se ka proceduar penalisht Daniel Danushin, bashkëshortin e drejtoreshës së kopshtit horror “Stinët” ku u dhunua 3-vjeçarja disa ditë më parë. Sipas bluve të Tiranës, ai akuzohet për “fshehje të ardhurash” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Ky është hapi tjetër ligjor që ndërmerret ndaj këtij kopshti, ndërkohë që më herët u mor në pyetje edukatorja si edhe u urdhërua mbyllja nga Ministria e Arsimit edhe pse në njoftim theksohej se prej vitesh ushtronte aktivitetin pa licencë.
Sot në Tiranë apo kudo, askush nuk mund të ndërhyjë në një dritare, ballkon apo oxhak shtëpie pa marrë fillimisht leje në bashki, ashtu siç duhet të jetë, por rezulton se Daniel dhe Entela Danushin paskan ushtruar aktivitet në mes të kryeqytetit pa patur një licencë.
Rregulli e do që në rastet e kopshteve të merret leje si nga Ministria e Shëndetësisë ashtu dhe nga ajo e Arsimit për të ushtruar aktivitetin, por shumë çuditërisht kopshti “Stinët” paska ushtruar aktivitet në një sektor shumë delikat dhe të mbikëqyrur pa patur nevojën për të nxjerrë një licencë.
Duket qartë që segmente të caktuara të mbikëqyrjes së tregut kanë bërë bërë një sy qorr duke lënë çiftij të “shijë” si të dojë me kopshtin, duke fshehur të ardhurat dhe mbi të gjitha, duke administruar ambiente ku keqtrajtohen fëmijë.
Pas procedimit të Daniel Danushit policia dhe prokuroria duhet të gjejnë edhe se kush është “I forti” që ka lejuar të gjithë këtë veprimtari të paligjshme në mes të Tiranës!
Diskutime rreth kësaj post