Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga burgu, të kreut të së ashtuquajturës “Banda e Durrësit”, Lul Berisha.
Mbi këtë të fundit rëndojnë disa vrasje.
Por kush është gjyqtari që liroi Berishën?
Ai quhet Tritan Hamitaj.
Hamitaj ka qenë pjesë edhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Pvarësisht lirimit të Lul Berishës, me arsyetimin se ai është i sëmurë rëndë, vendimi i gjykatës nuk është zbardhur ende.
Berisha, një prej njerëzve më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri, është liruar në fshehtësi të plotë.
Lirimi i tij, është një tjetër rast ulëritës i korrupsionit në sistemin tonë të drejtësisë, dhe arsyeja përse duhet të zbatohet reforma në drejtësi.
Diskutime rreth kësaj post