Fundviti duket se ka sjellë ndryshime në ekranin e Top Channel. Gazetarja e kulturës, Jetona Koçibelli, është parë në studion e lajmeve të gjigandit mediatik shqiptar.
Koçibelli që ka 2 vite si pjesë e Top Channel duket se është përzgjedhur nga drejtuesit për t’u bërë një nga imazhet e studios.
Nuk dihet nëse gazetarja do të jetë paralelisht edhe pjesë e terrenit, por duket se TCH ka bërë një hap pozitiv. Krahas ndryshimit të drejtuesve, ka menduar edhe për një rifreskim të stafit me ndryshime brenda për brenda.
Diskutime rreth kësaj post