Ekzekutimi i Elton Çiços nga Tepelena, mbrëmë rreth orës 22:15, në një lokal pranë stadiumit “Selman Stermasi” është bërë ndërkohë që lokali ka qenë i populluar.
Në lokalin ku ndodhi vrasja mbrëmë, në një nga tavolinat ka qenë edhe një deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Burime për “Panorama” pohojnë se bëhet fjalë për deputetin e LSI-së Luan Rama, i cili para disa vitesh ka qenë ministër i Rendit.
Policia ka pyetur disa prej dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen dhe po analizon kamerat e sigurisë.
“Panorama” shkruan sot se autori e pyeti viktimën për emrin dhe pastaj e qëlloi me 2 plumba pistolete në kokë.
Diskutime rreth kësaj post