Nga Anri Bala
Vërtetë nuk e dini?! Vërtetë nuk i shihni dhe nuk i keni parë gjithë këto vite mostrat, që me birkurvëllikun e tyre, po na bëjnë edhe ne budallenjë, a thua se na ka bërë e njëjta nënë, duke na zgjatur dorën e vëllazërisë, kur na kanë “përdhunuar” me qindra herë?!
Vërtetë nuk e dini, se për shqiptarët, bir kurve është ai, që ka mohuar nënën e tij, e si kopil ulet në prehërin e çfarëdo pronari befotrofi, ku i japin strehë me të ngrënë e me të pirë, e pse jo edhe “motrat” e partisë… për t’i shkrirë?!
Vërtetë nuk e dini, se biri i kurvës në Shqipëri, është ai që mohon gjithçka, të vret natën dhe të qan ditën dhe krimet e tij i’a ngarkon të tjerëve në kurriz, sepse ka shpëtuar nga çdo ndëshkim, duke qenë i rrethuar me mbrojtjen e zvrranikëve të tij në drejtësi?!
Vërtetë nuk e dini, se bir kurve është ai, që nuk skuqet e nuk zverdhet, kur gënjen për çdo gjë dhe në çdo vend, sikur është në “mbretërinë e qorrave dhe shurdhëve”?!
Vërtetë nuk e dini, se bir kurvash janë të gjithë ato, që “të pa brekë i gjeti dreka, milioner i zuri nata” (cit), në bordellon politike… në Shqipëri?!
Vërtetë nuk e dini, se bira kurvash dhe bijtë e biri të kurvës, janë të gjithë ata, që për pleshtin e tyre, djegin jorganin e fukarait… Shqipërinë?
Vërtetë nuk e dini, se bir kurve, është ai bir pushti, që duhet të ishte para togave të zeza dhe para popullit me duar të lidhura si kriminel, e sot bën detyrën e gjyqtarit e të prokurorit me identitetin e rremë si shumëkush… populli?!
Vërtetë nuk e dini, se bir kurve është ai, që kur të gjithë e presin të dorëzoi plaçkën e grabitur, rron, gëzon e tallet me ne, duke na përqeshur nga majat e larta të pushtetit që ka kapur… me kurvëri?!
Vërtetë nuk e dini, se bir dhe bija kurvash, janë të gjithë ata gjykatës e prokurorë, që shitën e blenë drejtësi dhe sot presin si “viktima”, të shpëtojnë me ndihmën e tutorëve të tyre… politikanë?!
Vërtetë nuk e dini, se bij kurvash, janë ata bythëgrisur, sot milioner, që rreken të mbrojnë hajdutërinë e tyre me varfërinë tuaj, duke dashur t’iu mallëngjejnë, për fatkeqësinë që u ka rënë… rrëzimin nga karrigia e pushtetit?!
Vërtetë nuk e dini, se bira kurvash janë ato, që me kurvërinë e tyre, na e kthyen Shqipërinë në një moçal, që të mbyteshim ne dhe ato që do vinin pas në karrigen e tyre, e sot ulërasin dhe pëllasin, lehin e kuisin, se përse nuk u tha e u pastrua “ndyrësia e tyre?!
Vërtetë nuk e dini se përse nuk u bë?! Sepse nuk bëhet pa u pastruar, inkastruar dhe sterilizuar të gjitha speciet e llojit të tyre!
Tani, ju qytetarët e mi a e morët vesh, kush është biri i kurvës?! Mos më thoni jo, sepse e di që i njihni me foto e me emrat këto ndyracakë! E po më troç se kaq, nuk besoj se i’ua thotë kush!
Një merak kam, se do më shani, sepse emri bir kurve, mund të jetë një lëvdatë për të pafytyrët… kopilat politikë të Shqipërisë!/Tellalli
Diskutime rreth kësaj post