Operacioni i koduar “Piramida” në Sarandë ku ranë në pranga 12 persona, mes tyre dhe organizatori i grupit, Ajaz Lile.
Lile, 41-vjeç banues i fshatit Shalës në Konispol është ndaluar dhe më parë për trafik narkotikësh.
Ajaz Lile, rezulton se është ndaluar në 29 nëntor të vitit 2012, pasi gjatë kontrollit të policisë iu gjet 200 kilogramë cannabis sativa.
Lile, është ndaluar në flagrancë dhe përveç lëndës narkotike i është gjetur dhe një armë zjarri, gjahu teke.
Lënda narkotike ishte marrë në Lazarat dhe po ishte transportuar dhe fshehur në Konispol.
Lile u arrestua ditën e sotme si organizator i grupit të trafikut të drogës nga Tepelena drejt Konispolit.
Diskutime rreth kësaj post