Një zyrtar shumë i lartë amerikan i FBI-së, një nga personat përgjegjës për luftën kundër pastrimit të parave, ka qenë të paktën tre herë në Tiranë. Kështu u shpreh në studion e emisionit “Java në RTSH” analisti Lorenc Vangjeli i cili tha se zyrtari në fjalë ka ardhur dy herë në fillim të vitit dhe herën e tretë në këto dhjetë ditët e fundit.
Në panel sëbashku me gazetarin investigativ Artan Hoxha dhe analistin Preç Zogaj, Vangjeli tha se emri i këtij zyrtari nuk rezulton të jetë shënuar në sistemin TIMS.
“Axhenda e kësaj vizite të fshehtë pune është një sekret që ruhet fort dhe për qëllimin e saj vetëm mund të hamendësohet. Me gjasë edhe për lidhje të mundshme me hetime konkrete që janë në zhvillim e sipër” – tha Vangjeli duke shtuar se më shumë se kuriozitet, misioni i tij ka ngjallur frikë.
Sipas tij, hetimet nuk lidhen me individë të zakonshëm dhe qytetarë anonimë, por për personazhe të fortë publikë.
Diskutime rreth kësaj post