Tanimë është e qartë se pa këtë fjali vendimtare të një specialisti ligjor të UEFAs, Kosova ndoshta nuk do të kishte me qenë pjesë e futbollit ndërkombëtar.
Kjo ishte fjalia e famshme që rrëzoi çdo pretendim të Serbisë për ta penguar Kosovën në integrimin e saj në UEFA :
“Kombet e Bashkuara nuk kanë kompetencë për t’i njohur shtetet, por shtetet i njohin shtetet. Nëse nuk je anëtar i OKB nuk do të thotë se nuk je shtet. Katër kriteret e të qenit shtet janë përcaktimi i territorit, popullata, qeveria dhe aftësia për të arritur marrëveshje me të tjerët.”
Alasdair Bell është drejtori i çështjeve juridike në UEFA. Ka punuar në Bruksel në sektorin privat si jurist në fushën e së drejtës komerciale. Më vonë u bë partner i Forrester Norall & Sutton, në vitin 1994. U kthye në Angli në vitin 1998, ku vazhdoi shërbimet e tij juridike veçanërisht në lidhje me drejtësinë europjane. Për rreth 15 vite ka qenë këshilltari kryesor i pavarur në UEFA në të gjitha çështjet në lidhje me ligjet e Bashkimit Europjan, para se t’i bashkohet UEFA-s në vitin 2010 si Këshilltar i Përgjithshëm dhe Drejtoratit të Çështjeve Juridike. / Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post