Ditën e sotme Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri 29 vjeç nga Afganistani.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për Navid Momen. Afgani u arrestua gjatë kontrollit të pasagjerëve, të autobusit të linjës Athinë-Tiranë, ku ai dha një pasaportë lituaneze që dyshohej e falsifikuar.
Ndërkohë gjatë kontrollit të mëtejshëm, atij iu gjet edhe një sasi e vogël drogë, Cannabis Sativa.
Njoftimi i plotë i Policisë:
ga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Navid Momen, 29 vjeç, banues në Kabul, Afganistan.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: Në P.K.K.Kakavije, gjatë kontrollit të pasagjerëve të autobuzit të linjës Athinë – Tiranë, ky shtetas ka paraqitur një pasaport Lituaneze, e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar, këtij shtetasi i’u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post