Zbulohet identiteti i mashkullit që u vra pas një breshërie plumbash. Viktima është 41-vjeç dhe quhet Devi Kasmi. Devi është emër i ndryshuar pasi emri ogjinal i tij është Defrim Kasmi. Dyshohet se ai është marrë me aktivitet kriminal.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, pranë morgut në kryeqytet. Nga policia janë shoqëruar disa persona.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy armë zjarri tip pistoletë e cila dyshohet se i përket autorit që kreu krimin e rëndë. “Fax News” raporton se ka qenë një grua e cila ka lajmëruar policinë pasi ka parë 41-vjeçarin e shtrirë.
Por duhet të themi që viktima njihet si person me precedente penale dhe është perfolur si i përfshirë në vrasjen e Franc Konomit, por asnjehere nuk është provuar autorësia e tij. Franc Konomi është ekzekutuar dhe ka qenë një emër i njohur për drejtësinë pasi ka drejtuar një nga bandat më të rrezikshme në Tiranë.
DETAJE:
Rreth ores 18:44 ne Sallen operative ka ardhur nje telefonate se ne rrugen “Kongresi i Manastirit” ka te shtena me arme.
Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta polici ku ka rezultuar se:
Ne nje rrugice qe lidhet me rrugen Kongresi i Manastirit, ne afersi te Morgut eshte vrare me arme zjarri shtetasi D.K, 41 vjeç.
Jane ngritur pika te shumta kontrolli, si dhe po krihet zona.
Grupi hetimor ne vendngjarje po fikson dhe grumbullon çdo prove qe mund te çoje ne identifikin e autoreve.
Diskutime rreth kësaj post