Elvis Mizaku, 36 vjeç, është viktima e aksidentit tragjik në aksin Korçë-Bilisht. 36-vjeçari ishte drejtues në një nga makinat të cilat u përplasën kokë më kokë.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
Sakaq, policia ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë.
“Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë”, thuhet ne njoftim.
Të lënduarit po tranportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post