Nga tetori deti sot kishte goditur me dhjetëra herë. Ishte kthyer në tmerrin e rivierës italiane të Savonës dhe Genovës. Nuk kishte një objektiv të përcaktuar ndërsa dilte për të vjedhur çfarë t’i dilte përpara: makina, dyqane, shtëpi, etj.
Mediat italiane e kanë cilësuar një “vjedhës serial”.
Bëhet fjalë për Mane Xhelaj, 20 vjeç. Një shqiptar emri i të cilit është mjaft i njohur për policinë, por tashmë është vënë në pranga.
Sipas uniformave të rendit gjurmë të tij janë gjetur në të paktën 70 raste vjedhjesh. Hetimet për të nisën prej kohësh dhe pas raportimeve të shumta.
Ai kishte shfrytëzuar mundësinë që nuk kishte një vendbanim fiks. Ai thyente makina kur shihte se brenda tyre kishte objekte me vlerë si kompjutera, lap top-ë, portofolë, etj.
Ai kishte arritur të zhbllokonte ddhe karta krediti të vjedhura nëpër bankomatë.
Diskutime rreth kësaj post