Deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike iu bindën vendimin të marrë në mbledhjen e grupit parlamentar duke votuar kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës në krye të Kuvendit. Në mënyrë simbolike ata grisën fletën dhe e hodhën jashtë kutisë së votimit.
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi dhe ai LZHK-së Dashamir Shehi nuk ishin në seancë, ndërkohë që kreu i PR Agron Duka nuk lëvizi fare nga vendi në momentin që iu përmend emri për të votuar.
Ndërkohë kreu i PBDNJ, Vangjel Dule edhe pse e mori mandatin në listat e PD ka preferuar të votojë normalisht, ndonëse nuk dihet nëse vota e tij ishte kundër apo pro Nikollës.
Në votim morën pjesë dhe Monika Kryemadhi së bashku me tre deputetët e tjerë të LSI-së, duke shënuar kështu dhe krisjen e parë mes Opozitës së Bashkuar.
Diskutime rreth kësaj post