Deklarata e fortë e ambasadores, Yuri Kim, për pastrimin e listave të deputetëve ka reaguar kreu i LDSH-së Myslim Murrizi. Sipas të njëjtit thirrja e KIK, nuk është vetëm për PD në lidhje me Berishën por edhe për Partinë Socialiste.
“A i keni dëgjuar deklaratat e fundit të ambasadores Yuri Kim, për çfarë pastrim listash flet? I tha para zgjedhjeve. Në informacionet që DASH disponon besoj që ka individë që i kanë shpëtuar kësaj liste para zgjedhjeve, sot jemi më pak se 1 muaj kur të mblidhet parlamenti i elitës galaktike. Ajo thotë akoma pastroni, thirrje që mos pranoni në grupet parlamentare deputetë që figurojnë në listën e zezë si njerëz që kanë abuzuar me pushtetin, të korruptuar.
Nuk e shoh vetëm për Berishën, përderisa iu drejtohet të dyve dhe shoh një stanjacion të Ramës në lançimin e qeverisë së re”, – është shprehur Murrizi në news 24.
Sipas të njëjtit në Qeverinë e re nuk do të ketë ministra të inkriminuar.
Diskutime rreth kësaj post