Ka mjaftuar një deklaratë e bërë nga gazetarja Eni Vasili se meshkujt dominojnë tregun mediatik për të nisur një debat mes saj dhe kolegut Alfred Lela.
Edhe pse Vasili i referohej konkurrencës së të enjtes në ekranet televizive, kjo nuk e ka penguar analistin Lela të reagoj ndaj saj duke u shprehur se: Enin nuk e zë gjumi.
Marrë shkas nga deklarata e gazetares bërë kohë më parë se kur kishte Edi Ramën të ftuar në studio nuk e zinte gjumi. Ndërsa kur ka Bashën në studio shton Lela nuk e zë gjumi pa shkruar një editorial kundër tij.
‘’Pse pra, kur Kryeministri është treguar i dhunshëm verbalisht me gazetarët, sidomos me ato femra, dhe i ka fyer hapur sa herë u ka shkuar në studio. Eni, ta zëmë, është shtypur nga rruli i një fyerjeje të lëshuar në Studion e saj nga Rama.
Të nesërmen, çuditërisht, nuk pati shkruar editorial. I bie që, nëse Enin nuk e zë gjumi një natë para se të intervistojë Ramën (siç ka treguar vetë), me Bashën ndodh e kundërta. Nuk e merr gjumi pas emisionit me të, pa shkruar edhe një editorial ku ta marrë në pyetje në mungesë”, shkruante mes rreshtash Lela.
Po e menjëhershme ka qenë përgjigja e Vasilit e cila shprehet se Lelën nuk e zë gjumi për opozitën. Ajo shprehet se vetëm në sezonin e fundit në studion e saj Lulzim Basha ka qenë katër herë i ftuar dhe ka pasur gjithë hapësirën e nevojshme që të shprehet.
Ajo i përmend Lelës faktin se në 20-vite të karrierës së saj nuk ka marrë asnjë qindarkë nga ana e pushtetit, ndryshe nga ai që ka zyrat në një nga kullat më të shtrenjta të kryeqytetit.
‘’Sa për mua, nëse më gjen një kapital të marrë nga pushteti i sotëm apo i çdo pushteti në 20 vitet e fundit, jam gati t’ja dhuroj portalit tënd opozitar i cili ka zënë vend në një nga kullat më të shtrenjta të biznesit në zemër të kryeqytetit. Portali im, bashkë me anti opozitarizmin tim, mezi arrijnë t’i lejojnë vetes ca zyra në periferi Tiranës. Kurioze jam, si e paguan qiranë në një kullë ku kane zyrat njerezit me te pasur, një portal i pajoshur?”, shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post