Nga Ilir Vata
Partia Demokratike që nga 22 marsi kur erdhi në pushtet ka një histori të jashtëzakonshme në politikën shqiptare, me triumfet dhe arritjet e saj, me ndryshimet e mëdha dhe rënjet e thella, e sërish ngjitjet deri në ditën kur Basha u bë lider, por është vështirë të jetosh i vetëm në një familje të madhe demokratësh.
Ardhja në krye të PD-së përveç përgjegjësisë së madhe kërkon dhe bashkëpunim të madhe, ndërsjellje mendimesh, dialog, konsensues mes demokratëve drejtues dhe demokratëve të thjeshtë, por si duke nuk ka qenë kaq e thjeshtë sa pritej për liderin e ri, duhet kuptuar.
Basha deri më sot nuk ka korrur dot një ftitore sepse ka harxhuar energji të jetë si kopja Berisha, apo lider i vërtetë, por harron se lider bëhesh kur mbeshtetesh nga shumica e demokratëve dhe e shqiptarëve madje dhe dinë të çashë rrugën politike më të sukseshme në shërbim të mbështetësve dhe shqiptarëve.
Në fak të dy liderit, Berisha-Basha kanë një kontrast të madh si karaktere, sepse doktori (siç njihet) ka energji të dalë nga dheu, madje dhe kur e ka gabim i ka lezet (siç thot populli) kurse Basha i vakët, i butë dhe njëheraz i tinshëm edhe kur bënë vepra të mira ia quajn gabim!
Basha opozitarizmin e mbajti të balancuar në gjatë gjithë kohës së tij, madje shënoi dhe dy mitingje ndër më paqsoret që mbahen mend në qytetarët, por futja në çadër ishte një kurth i vërtetë nga klani i vjetër sa e futën dhe tashmë nuk e nxjerrin dotë pa u lagur.
Çadra e shpërfytyroi Bashën sepse doli nga vetja, përdori fjalë që as nga eksponet të diktaturës nuk dalin, tërheqje zvarrë, thyerja xhamash, madje kalim mbi trupat tanë, e përtej këtyre në rrekjen e tij për të marrë mbështetje ndërkombëtare dështoi dhe gabimi thellohet kur përdor zhargonin e diktaturës ndaj perendimit dhe përfaqësuesve të tyre në Shqipëri.
Humbje durimi, dështim total i çadrës, pasi dhe kuptimin elektoral që pati para disa ditësh, tani në fund të muajt mars e humbi, bashkë me durimin dhe tashmë është gati të dal, por pyetja është si?!
Pikërisht më 27 mars deklaroi se nuk rregjistrohemi në KQZ, bashkë me aleatët kur dhe pak ditë kanë mbetuar nga regjistrimi, pasi data 8 prill është dita e fundit.
Mos vallë Basha e ka seriozisht të mos hyjë në zgjedhje dhe në vend që të pres një humbje me nderë, nis një luftë që se fiton kurrë sepse demokratët do ia faturojnë atij humbjen dhe për ato çfarë do pësojë opozita.
Basha nuk bënë Berishën, por po i ra në dorë do bëjë edhe edhe më të ligun që mbahet mend ndonjëherë në politikën shqiptarë, pasi shqiptarët e dinë mirë se duhet të ruahesh nga frikacaku, se trimi është i ndëruar dhe kur të vret, prandaj deri më sot ky nuk ka qenë Basha, por do ta njohin Bashën nëse do monet tia dal, gjithmonë, por problem më i madhë është se si’dhe kush e futi në kurthin e çadrës…?!.
Diskutime rreth kësaj post