Ndarja nga jeta e Silvio Berlusconit, italianit të tretë më të pasur ka ngritur diskutime për trashëgiminë e perandorisë së tij e cila kap vlerën e mbi 6.8 miliardë eurove. Ish kryeministri investoi në pasuri të paluajtshme dhe kompani të mëdha por 61% e aksioneve e kishte kaluar tek fëmijët e tij.
Aty ku bashkohen dy brezat e familjes është pikërisht kasaforta e Fininvest, ose e njohur si motori i perandorisë. Presidentja për shumë vite ka qenë Marina Berlusconi dhe bordi i drejtorëve është një përzierje e familjes dhe menaxherëve. Kompania mban investime te konsiderueshme te Mediaset me 50 perqind, pasuar nga Mondadori dhe Banca Mediolanum .Në vitin 2021 Fininvest kishte një xhiro prej 3.8 miliardë eurosh me një fitim prej 360 milion euro.
Në moshën thuajse 86-vjeçare më 29 shtator të vitit të kaluar Berlusconi u rikthye në garën elektorale, me 93.7 milionë euro që iu depozituan në llogarinë e tij bankare në formë dividenti dhe 63 milionë të tjera në formën e një kredie, me një total prej 156 milionë eurove.
Tre asetet më të vlerësuara të biznesmenit mbeten pronat, të cilat vlerësohen nga 100 deri në 150 milionë euro.
Diskutime rreth kësaj post