Analisti Mustafa Nano e ka cilësuar të çuditshme idenë e kryeministrit Edi Rama për të përfshirë në kabinetin e ri qeveritarë teknicienë nga Diaspora që mund të punojnë dhe online. Nano tha se këta ekspertë që mund të marrin vendime pa e parë nga afër situatën, nuk është serioze.
Deklarata e Nanos:
“Edi Rama shquhet për qasjen e tij eksperimentale. Është ide e çuditshme, por ndoshta është inspiruar nga situata e Covid, por nuk e di çfarë ka pasur në mendje dhe nuk e di se çfarë postesh do të mbulojnë. Nëse do mbulojnë poste të rëndësishme mua nuk më duket serioze. Këto janë reforma që duhen bërë dhe duhet të flitet me opozitën për të bërë një administratë meritokratike dhe jo për ta ndarë atë. Një nga dramat e jetës politike në Shqipëri është nëse ndërrohet sistemi ndërrohet edhe administrata. Administrata nuk duhet të preket nga tranzicioni i ndërrimit të pushtetit”, tha Nano.
Diskutime rreth kësaj post