Deputeti i PD, Flamur Hoxha ka komentuar sot në emisionin ‘Të pathënat; zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë.
Duke folur për Foltoren e Berishës dhe cilën anë ka zgjedhur të mbajë, Flamur Hoxha deklaroi se ai ka zgjedhur të kontribojë brenda institucionit, duke shtuar se Foltorja po i jep më shumë jetë qeverisë.
“Por kjo punë duhet të ishte mbyllur. Unë mendoj që pjesa e Foltores në fund të këtij procesi…Unë kam mbajtur qëndrim brenda institucionit të PD-së. Do jap kontributin brenda institucionit. PD nuk është në situatë të mirë. Nuk është faji im sepse jam deputet për herë të parë. Koha që po ndodh Foltorja nuk është reale, pasi u anashkalua nga data 25 prill deri në datë 9 shtator. E dyta, duket sikur Foltorja po i jep pak më shumë jetë qeverisë“, tha ai.
Sa i takon ligjit të dekomunistizimit, Flamur Hoxha u shpreh se shoqëria shqiptare meritonte më shumë nga klasa politike këto 30 vite, pra të bëhej më shumë për dënimin e komunizmit.
“Shoqëria shqiptare në këto 30 vite nuk ka arritur të ngrihet në lartësinë e asaj që meritonin shqiptarët. Kjo nuk është diçka rastësore që një deputet bën gjëra të titlla. Në këto 30 vite është bërë shumë pak. Jam rritur në vende të internimit. Nuk jam shkolluar. I jam bashkuar lëvizjes së dhjetorit dhe iniciativës për krijimin e PD-së në rrethinat periferike. Nuk prisja që mbas 30 vitesh PS të shfaqë gjëra të tilla. Në vitet e para mund të toleronim. Nuk ishte e lehtë. Në vitet e mëpasshme duhet të ishte bërë më shumë. Në mandatin e parë në vitin 2005 të ishte bërë më shumë. Të bëjmë një ligj që bën mea culpa të shoqerisë shqiptare. Nuk është normale të ndahemi të djathtë apo të majtë në këtë qëndrim. Nuk e shoh si luftë për te hequr komunistët nga parlamenti, por kjo është përgjegjësi e jona. Ne kemi pasur diktaturën më të egër në Europë. Duhet të ishim shumë më para tyre. Çfarë ka ikur ka ikur. Jam krenar që në grupin parlamentar të PD-së janë 40% nga shtresat që janë pushkatuar apo internuar. Duhet të jemi më bindës. Nuk i takon vetëm një grupi deputetësh, por do ta shtrijmë që të flasin historianët e tjerë. Është fatkeqësi shumë e madhe që flitet kaq pak për diktaturën. Paratë që do marrin ata nuk i kthen dot asgjë. Nuk ja kthen dot rininë”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post