Një nga të pranishmit në takimin e Edi Ramës në Selanik. Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik.
Një nga pyetjet që i erdhi nga salla, ishte në lidhje me mundësinë e shtimit të linjave ajrore Selanik-Tiranë, kanë ka pas dhe në rrugë tokësore distanca është shumë e largët.
“Është e vërtetë që distanca sado që është përmirësuar, sa i përket për shtim të linjave ajrore jemi duke e diskutuar për një plan të ri investimi, këtë çështjen e Selanikut do e diskutojmë”, tha Rama.
Po ashtu u ndal edhe te vota e emigrantëve, duke thënë se do të rishikohet mundësia që këtë vit të mos ketë kosto për emigrantët.
“Për të gjithë ata që do të duan të votojnë nga aty ku janë, do të bëhet me postë, fleta do të vijë me zarf. Jemi duke diskutuar dhe dërgimin mbrapsht që të mos ketë kosto për ata që do jenë zgjedhësit e parë nga jashtë”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post