Teksa konflikti në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, gazetari i gazetës britanike “Guardian”, Dan Sabbagh prezantoi pesë skenarë të mundshëm për zhvillimin e luftës në Ukrainë në gjashtë muajt e ardhshëm.
Parashikimi i parë sipas tij është se konflikti do të zgjasë pothuajse edhe për një vit, por nuk do të jetë aq intensiv sa pranverën e kaluar. Për më tepër, nuk do të ketë negociata mes Moskës dhe Kievit në gjashtë muajt e ardhshëm.
Sipas skenarit të dytë, Ukraina nuk do të kryejë kundërsulm dhe do të fillojë të zbatojë taktikat e sulmeve partizane, si dhe të kryejë sulme me sisteme raketore me rreze të gjatë.
Në parashikimin e tretë, autori beson se Rusia do të vazhdojë ofensivën, por qëllimi i saj do të jetë të mbajë territoret e Ukrainës.
Ndërkohë varianti i katërt është se kriza e refugjatëve me ardhjen e dimrit do të ofrojë mundësi shtesë për ata që arrijnë të përgatiten më mirë për të.
Përveç kësaj, Moska e sheh fillimin e dimrit si një mundësi për të bërë paqe me Kievin, por sipas kushteve të saj, thuhet në artikull.
Në parashikimin e pestë, Perëndimi do të duhet të vendosë nëse dëshiron që Ukraina të fitojë apo thjesht të qëndrojë, sepse pa ndihmën ushtarake perëndimore, Kievi do të pësonte disfatë.
Në të njëjtën kohë, Ukraina ka një deficit buxhetor prej pesë miliardë dollarësh në muaj dhe ndihma e mëtejshme nga evropianët do të kushtojë shumë më tepër. Pyetja, siç shprehet autori, është nëse vendet perëndimore janë gati për këto sakrifica?
Diskutime rreth kësaj post