Moderatorja e njohur, Arjola Shehu, ishte një ditë më parë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top” në “E Diell”, ku ka folur për shkëputjen nga televizioni për pak kohë si dhe rikthimin në shtator, ku e presin projekte të reja.
Në një moment Ronaldo Sharka e pyeti nëse do donte të prezantonte “Për’puthen”, Arjola tha se ‘është mirë të bie telefoni nga Top Channel, por nuk donte atë’.
Ronaldo: Shpeshherë ke bërë postime në Top Channel, tagg apo lokacione. Herë pas here ke qenë e ftuar e herë pas here nuk e di. Ndoshta është kjo ardhja, vizitave të tua të shpeshta në Top Channel për projekte të reja në shtator? Ose pjesëmarrës në “Dancing with the Stars”, që besoj do të bëhet sërish.
Arjola: Jo, nuk më ka ardhur ftesa as për Dance-in dhe nga Top Channel nuk kam pasur një propozim për program. Sigurisht që do isha e lumtur ta kisha, por unë besoj se nuk na lënë radhë personazhet e “Big Brother” apo “Kepi i VIP”-ave
Erjola: Nëse do të doje të ishe pjesë e Top Channel në një emision, cili do ishte ai?
Arjola: Në qoftë se do vija, do kisha dëshirë të vija me një produksion të ri. Sepse edhe të bësh zëvendësime e të vihesh në krahasime, nuk është gjë e keqe, tregu është i hapur, unë kam zëvendësuar dikë dhe dikush më ka zëvendësuar mua, kështu funksionon.
Ronaldo: Janë hedhur hipoteza për prezantimin e sezonit të ri të “Për’puthen”, Olsa Muhameti vetë në këtë program e konfirmoi se do të ketë një sezon të ri, me ndryshime dhe me sa kuptova nga postimi i fundit i Borës, nënkuptoj që nuk do ishte pjesë. Ty do të pëlqente të prezantoje “Për’puthen”?
Arjola: Për diçka duhet të jemi realist sot në treg: Top Channel është duke korrur suksese të papara të audiencës , ndoshta krahasuar edhe me gjithë pjesën tjetër të ekraneve. Të të bie telefoni nga Top Channel gjë e mirë është, megjithatë nuk do ishte “Për’puthen” programi që do ta doja.
Diskutime rreth kësaj post