Avokati i njohur Spartak Ngjela është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë gabime fatale sa i qëndron deklaratave të tij kundër ambasadores së SHBA-ve,Yuri Kim.
Teksa komentoi pyetjen se cili do të jetë fati i Berishës, Ngjela theksoi se në fund këtë betejë do ta fitojë Basha. Sipas Ngjelës, deri më tani Berisha ka bërë një betejë antiligjore.
Komenti i Ngjelës:
“Deri tani beteja që po bën Berisha është joligjore. Mbrojtësit e atij që është ligjor, është Uashingtoni. Berisha ka lëvizje joligjore, se nuk kemi asnjë vendim gjykate. Nëse në një kompani, ku janë 20 aksionerë, ku njëri ka 60% të kapitalit, që ta rrëzosh atë grup, duhet që ai që ka shumë para të blejë kuota. Si do vejë kjo çështje! Do fitojë Basha. Lëvizja e Saliut është jo ligjore, ai nuk pranohet nga SHBA-të. Kemi dhe një parti legale, kryetari i të cilës është me Amerikën. Si do të fitojë një lëvizje joligjore që nuk ka përkrahjen e SHBA? Jo! A do të ketë një revolucion? Jo! Po e rëndon shumë kjo situatë. Ka bërë gabime fatale. Ka goditur ambasadoren e SHBA-ve. Ai e ka ditur se ajo ka qenë kështu. Ai bën luftë me Amerikën, po s’ka kurajo që të thotë jam kundër SHBA-ve. Pasi Saliu është më i fortë, se atëherë i ishte ngritur populli kundër. Deri tani fiton Basha.”-shprehet Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post