Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar qeverinë ‘Rama 3. Ai tha se emrat që ishin të suksesshëm do të rrinë ndërsa për sektorë të tjerë kritikë dhe me peshë për kërkesat e BE duhen emra të fuqishëm.
“Deri në datë 5 shtator Rama do presë dy ngjarje: e para nëse do pranohet shkarkimi i Metës, dhe deri në datë 5 shtator Gjykata kushtetuese e ka hapësirën për të dhënë vendimin dhe nga kjo do varet formatimi i qeverisë se nga kjo varet konfigurimi i presidencës, e dyta nëse do hapen negociatat apo jo, se plani i detyrimeve ndaj BE është i madh, se nuk mund të mjaftohen me ca emra të pakontestuar nga media, s’kalohet me çuna të mirë dhe goca të qeta, të paktën për disa sektorë kritik që i dimë.
Mendoj që disa ministre të suksesshme, si Manastirliu, Balluku, apo Spiropali do të jenë prapë në qeveri, por rendi arsimi, drejtësia do kenë ministra të rinj në varësi të kërkesave të BE”, – tha Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post