Deputeti i PS, Taulant Balla ka mbajtur ditën e sotme fjalën e tij në folotren e Kuvendit teksa temë e diskutimit ka qenë ligji për studentët e mjekësisë.
Ai është shprehur se aprovimi i këtij ligji është më shumë në krah të interest publik, ndërkohë që ai është shprehur se studetët duhet të studiojnë në Gjermani nëse duan të bëhen mjekë atje.
“Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës, e siç e thashë në mëngjes, mjafton që të bëhen 10-15 veta për një protestë. Ky ligj që u vendos mëngjesin e kësaj seance plenare, tregon diferencën e madhe mes nesh dhe ju. Ne themi që të shkojmë tek koeficienti i vendeve të OECD.
Nuk e arrin dot që ne të kemi një pagë si Italia për një mjek specialist. Interesi publik është kujdesi për shëndetin e qytetarëve duhet t’i garantojmë qoftë banorëve të Viçidolit, qoftë atyre të Kostenjës, shëndet, ndaj duhet mjeku dhe infermierja. Ne themi duhet të prodhojmë mjekë për Shqipërinë.
Të garantojmë interesin publik. Ky projektligj do të kthehet në ligj më 20 korrik. Dhe unë ende besoj dhe shpresoj që mes deputetëve të opozitës të ketë ende nga ata që të mos bjerë pre e kësaj maskarade. Do të shkosh, paguaj diferencën. Do zgjedhësh të bëhesh mjek për Shqipëri, nëse do të bëhet për Gjermaninë, shko bëje shkollën atje.’- tha Taulant Balla.
Diskutime rreth kësaj post