Nga Anri Bala
Sot, kryeministri Edi Rama, inspektoi punimet e Bashkisë së Tiranës në zona të ndryshme të kryeqytetit. Një nga këto zona, njëra ndër më të rëndësishmet përsa i përket qarkullimit por ndërkohë edhe më problematikja, është rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” dhe rrethrrotullimi “Shqiponja”.
Sot kryeministri Rama, premtoi se do gjendet shumë shpejt zgjidhja, mirëpo nuk përmendi asgjë rreth 5 milion eurove që u hodhën në “hale” prej kapriçove dhe inatit të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ndaj me të drejtë neve na lind një pyetje:
Përse hesht zoti Rama?! Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, se prishja e kësaj vepre të rëndësishme për qytetin e Tiranës, bie ndesh me Kushtetutën. Habitemi me indiferencën e tij, se përse nuk i dërgoi para gjykatës për “shkatërrim prone” Sali Berisha, Lulzim Basha, Armand Teliti dhe firmën ndërtueso-shkatërruese që përfitoi dy herë miliona euro. Nëse kryeministri fal parat e qytetarëve të Tiranës sepse nuk janë të tijat, ne nuk i falim sepse janë parat tona.
Nuk e kuptojmë se çfarë pret qeveria, për të bërë kallzimin, kur ka një vendim të gjykatës Kushtetuese për paligjshmërinë e shkatërrimit të mbikalimit. Zoti Rama, mirë thotë se do gjejmë zgjidhje, por zgjidhja është e zgjidhur. Dëmi të paguahet me çdo menyrë nga ato që e shkaktuan, jo nga qytetarët e Tiranës.
Zoti Kryeministër nuk duhet të hesht, por të urdhëroi strukturat që merren me zbatimin e ligjit, të kryejnë detyrën. Që këtu fillon drejtësia pa reformën, që po ajo Kushtetuese dhe Kushtetutë e ka bllokuar. Mjaftë më me mëshirë për hajdutët dhe pengmarrësit e prosperitetit dhe zhvillimit!/Zathur.net/
Diskutime rreth kësaj post