Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua sot me emisarët ndërkombëtarë Lajçakk, Escobar, Plotner, Bonne dhe Tala.
Gjatë takimit me përkatësisht përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Gjermanisë dhe Francës dhe këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni u diskutua për propozimin evropian, të cilën Kryeministri Kurti e vlerëson si bazë të mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.
Takimi zgjati më shumë se dy orë.
Kurti theksoi nevojën e Kosovës për njohjen nga shtetet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata kyçe ndërkombëtare dhe trans-atlantike.
Pas këtij takimi, emisarët udhëtuan për në kryeqytetin e fqinjit verior të Republikës së Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post