Kryeministri Albin Kurti në një prononcim për media pas takimit me krerët e opozitës ka thënë se takimi ishte i mirë, për dallim prej asaj që thanë opozitarët pas takimit.
“Takimi ishte shumë i mirë. Ishte takim njoftues për situatën politike dhe të sigurisë, me bashkëbisedim të hapur dhe serioz”, tha Kurti.
Ndërkaq, për lënien e takimit nga Haradinaj, Kurti tha se nuk e komenton dhe se këtë punë e bëjnë analistët.
“Për atë se kush, si sillet nuk mendoj që duhet t’i lë pa punë analistët nëpër debatet e mbrëmjes”.-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post