Kryeministri i vendit Albin Kurti në një konferencë për mediet pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë deklaroi se provat e prezantuara nga ai i ka edhe KFOR. Ai tha se tre policët ishin 370 metra në brendësi të kufirit të Kosovës.
Kurti ka publikuar foton e hartës ku ka ndodhur rrëmbimi i policëve dhe deklaroi se ngjarja ëshë shënuar brenda territorit të Kosovës.
Kurti: Këtu e kemi një foto të hartës ku mund të shihni se si vendi ku janë rrëmbyer tre policët ndihet 1 km larg kufirit në thellësi të territorit të Kosovës. Rrëmbimi ka ndodh në këtë vendin që është thellë, është 1 km larg kufirit në njërën anë që i bie të jetë pjesa veri perëndimore, pastaj 670 m larg pjesa veriore, 300 metra në jugperëndim. Kemi foton edhe e rrugës së prerë që shihet qartazi se nuk kanë mundur të kalojën tutje siç pretendon Serbia, që paskan shkuar në Serbi dhe qenkan arrestuar, bëhet fjalë për rrëmbim në Kosovë. Kjo rruga e prerë është bërë për të ndalur 16 shtigjet ilegale që janë bërë vitin e kaluar dhe nuk bëhet fjalë për tejkalim të kufirit sic pretendon Serbia. Në vendin e ngjarjes ka qenë KFOR, policia e Kosovës dhe janë gjendur gjurmët e këpucëve të huaja në drejtim të Serbisë, por edhe prangat lidhëse plastike, si është e mundur që pretendojnë se janë arrestuar në Serbi ku prangat janë në vendin që themi ne.
Diskutime rreth kësaj post