Kryeministri Kurti pasi ka dalë nga vizita në ekspozitën me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, përmes një deklarate për median në Vlorë, i ka uruar shqiptarëve ditën e Pavarësisë.
Ai ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë “të ndjekim idealet dhe synimet e Skënderbeut, Isamil Qemalit dhe Adem Jasharit.
“Ishte kënaqësi që të ndjekim ekspozitën e kuruar me shumë kujdes dhe pasion nga Edi Kojani me piktorë vlonjatë. Pastaj do shohim përmbledhjen filatelike ndërkaq në hyje janë dokumentet historike të komunitetit Mbrojtja Ndërkombëtare e Kosovës nga maji i vitit 1918 deri në janarin e vitit 1923. Me këtë rast gëzuar të gjithë shqiptarëve 28 nëntorin. Këtë festë të madhe të flamurit dhe lirisë së Pavarësisë dhe bashkimit për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, kudo që janë në Ballkan dhe në botë. Lavdi dëshmorëve të kombit, sot është ditë pushimi dhe feste dhe çdo ditë tjetër duhet të punojmë idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, e Ismail Qemalit nga Vlora dhe të Adem Jasharit nga Prekazi”, u shpreh Kurti.
Diskutime rreth kësaj post